Kryeministri Edi Rama ka sjell sot fakte që përgënjeshtrojnë pretendimet e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se bizneset nuk janë mbështetur nga qeveria me financim.
Rama ka publikuar një video ku ka treguar se punonjësit e bizneseve që i janë ankuar Bashës, e kanë marrë tashmë pagën e luftës.
Në video tregohet se kreperia “Marco Polo” e vizituar nga Basha më 6 qershor, ka përfituar 3 paga nga 26 mijë lekë për 5 punonjës. Pagesa është kryer më 14 prill, 8 maj dhe 6 qershor 2020.
Një bar-kafe e vizituar nga Basha më 29 maj, sipas Ramës ka përfituar 3 paga nga 26 mijë lekë për 3 punonjës, më 17 prill, 8 mja, dhe 3 qershor.
Një dyqan mishi, i vizituar nga Basha më 29 maj, ka përfituar një pagë 40 mijë lekë për dy punonjësit e saj.
Gjithashtu, edhe fasoneria e vizituar nga Basha më 28 maj, sipas të dhënave të publikuara nga Rama, ka përfituar 40 mijë lek për 13 punonjës, dhe me paketën shtesë, 109 punonjësit e fasonerisë kanë përfituar nga 40 mijë lekë.
Kryetari i PD-së Basha gjatë kohët të fundit ka regjistruar disa video me biznese të vogla dhe fasoneri, të cilat i propagandon si dështimin e qeverisë në mbështetje të tyre.
Motoja e Bashës ka qënë se Kryeministri “mendon vetëm për veten e vet dhe një grusht oligarkësh”.