Rama: Po vendoset shenjë barazimi midis viktimës dhe xhelatit, asnjë vendim i Hagës nuk përmbys drejtësinë

Nga Exit News
Rama: Po vendoset shenjë barazimi midis viktimës dhe xhelatit, asnjë vendim i Hagës nuk përmbys drejtësinë

“Pas 21 vitesh del një tekst, që në mënyrë haptazi indinjuese vendos një shenjë barazimi. Mes viktimës dhe xhelatit. Është përmbysur peshorja fare, mes viktimës dhe xhelatit.”

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament. Ai kritikoi njoftimin e Prokurorisë Speciale, e cila akuzoi Presidentin Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin për mbi 100 krime lufte.

Rama pohoi se ndaj Kosovës është lëshuar ofensiva e agresorit, kurse ndaj Serbisë ajo e viktimës. Ai e kritkoi akuzën për mënyrën e të shprehurit, duke theksuar se nuk mund të flitet me afërsi për krimet, por duhet një numër i saktë.

“Si mund të jetë njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë për dy udhëheqës të njohur si çlirimtarë, ndaj barbarisë së Beogradit. Dhe flitet me rreth 100. Pse jo rreth 1000 apo 50.Në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit.”

Rama pohoi se asnjë vendim i Gjykatës së Hagës nuk mund të përmbysë drejtësinë historike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>