Rama premton mbi 500 mijë të vaksinuar brenda majit

Rama premton mbi 500 mijë të vaksinuar brenda majit

Kryeministri Edi Rama premtoi se do të kaloi mbi 500 mijë të vaksinuar brenda muajit maj. Në një vizitë në qendrat shëndetësore në Shkodër ku po bëhet vaksinimi, Rama u shpreh se:

“Do vijojmë pa ndalur për vaksinimin e gjysmë milioni qytetarëve brenda majit, që mund edhe ta tejkalojmë”.

Ai premtoi se përmes vaksinimit do të arrijë të lehtësojë sezonin turistik:

“Ne jemi futur në vaksinim masiv dhe sdo ndalemi. Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është një dëshirë e madhe por është një objektiv i arritshëm dhe ne do ta arrijmë”.

Në vend ka nisur vaksinimi masiv i popullatës mbi moshën 70 vjeç me vaksinë kineze Sinovac dhe ruse Sputnik V. Ndërsa vazhdon vaksinimi i mjekëve dhe pedagogëve me vaksinën e Pfizerit dhe AstraZeneca.

Deri më tani sipas të dhënave të qeverisë, në vend janë vaksinuar më shumë se 100 mijë banorë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>