
Kryeministri Edi Rama i ka premtuar qytetarëve të Mamurrasit se fëmijët e gjimanzit “Arif Sula”, i shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, do të hyjnë në shkollën e re brenda nëntorit të ardhshëm.
Ndërtimi i kësaj shkolle është pjesë e planit për ndërtimin e 143 shkollave të reja me standarde europiane, të gjitha brenda vitit 2021, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.