Kryeministri Edi Rama prezantoi të enjtën ministrat e rinj të qeverisë. Ata janë:
Lindita Nikolla, Kryetare e Kuvendit e Shqipërisë;
Arben Ahmetaj, Zëvendës kryeministër;
Evis Kushi, Ministre e Arsimit;
Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë;
Bledi Çuçi, Ministër i Brendshëm;
Delina Ibrahimi, Ministre e Financave;
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës;
Ogerta Manastirliu, Ministra e Shëndetësisë;
Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë;
Mirela Kumbaro, Ministrja e Mjedisit dhe e Turizmit;
Olta Xhaçka, Ministre e Jashtme;
Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes;
Elva Margariti, Ministre e Kulturës;
Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin;
Edona Bilalli ministre shteti për sipërmarrjen;
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët;
Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet.
Qeveria ‘Rama 3’ nuk ka ndryshuar pothuajse fare nga qeveria e mëparshme. Ministritë e rëndësishme do të drejtohen nga të njëjtët ministra. Risi në këtë qeveri është rikthimi i Mirela Kumbaros, si dhe emrat e Ulsi Manjës , drejtues i Komisionit të Ligjeve, Frida Krifcës, drejtoreshë e AZHBR-së, si dhe e Delina Ibrahimit, ish-drejtuese e Përgjithshme e Tatimeve.