Kryeministri Edi Rama e quajti të turpshëm publikimin e mesazheve të ambasadorëve të huaj nga Presidenti Meta. “Publikimi i mesazheve të kreut të shtetit me një ambassador të huaj është një veprim i turpshëm. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri dhe në asnjë vend të botës”, tha Kryeministri në emisionin Open.
Kryeministri tha se nuk sheh asgjë të keqe në atë mesazh. Ai sqaroi se në atë mesazh “bëhej fjalë për të votuar në Kuvend dhe jo për të ndryshuar kuadrin ligjor. Ishte qëndrimi politik i shumicës që unë përfaqësoj”.
Presidenti Ilir Meta publikoi mesazhet e një diplomati të huaj për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në emisionin Opinion. Nga mesazhet u kuptua se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bllokohen ose lejohen nga Kryeministri Rama.