Rama rebelohet ndaj evropianëve “hipokrit” e “të pakujtesë”

Nga Exit News
Rama rebelohet ndaj evropianëve “hipokrit” e “të pakujtesë”

Kryeministri Edi Rama, duke folur për platformën italiane Il Foglio i konsideroi se vendet evropiane që kanë refuzuar stehimin e emigrantëve afgan si “hipokrit” dhe ” të pakujtesë”.

“Nëse Evropa është e ndarë edhe në lidhje me Afganistanin, kjo vjen sepse ka harruar identitetin e vet,” u shpreh Rama.

Ndryshe nga ç’sugjerojnë fjalët e tij, ai këmbëngul se nuk kërkon t’i jap leksione askujt dhe lë të hapur mundësinë për të strehuar 2-3 mijë persona.

Përkundrazi, Rama e cilëson vendimin e Shqipërisë për të pranuar ish-punonjësit afgan që kanë bashkëpuinuar me aleatët perëndimor si një gje krejt të natyrshme, madje një “detyrim” duke patur parasysh historinë e vendit.

“Mbaj mend luftën, mbaj mend Millosheviçin, refugjatët, vdekjet, torturat. Dikur ne shqiptarët ishim për ju ata që afganët janë ndoshta sot, alienë,” përfundon ai.

Ndërkohë, grupi i parë i emigrantëve afgan, i cili u lajmërua se do të vinte në vend të martën, ende nuk ka mbërritur. Mendohet se shkaku lidhet me situatën kaotike në aeroportin e Kabulit.

Grupi i parë do të jetë pjese e një trupe rreth 1000 vetash që pritet të vijnë në Shqipëri në një javë dhe sipas një raportimi nga EuroNeës Albania do të vendosen në Berat.

Një pjesë e emigrantëve do të strehohen për dy muaj në 6 godinat e konvikteve në Qytet Studenti, ndërsa pas përfundimit të sezonit veror do të zhvendosen në hotelet e bregdetit.

Në lidhje me këtë vendim, qeveria u kritikua pasi studentët që qëndrojnë në konvikte janë njoftuar që të lirojnë dhomat nga kujdestarët e konvikteve pa asnjë shkresë zyrtare.

Në një deklaratë publike Unioni pranon mikpritjen e qytetarëve afganë, por kërkon që të bëhet transparent plani për strehimin e tyre pasi pak ditë i ndajnë studentët nga sezoni i provimeve të vjeshtës ndërkohë ata ende nuk kanë informacion se ku do të strehohen.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>