Rama deklaroi se asnjë tender nuk do të anullohet. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të zhvilluar ditën e sotme ai tha se rindërtimi i banesave do të vijojë pa cënuar buxhetin e shtetit.
“Ne do ta bëjmë rindërtimin, por do vazhdojmë të bëjmë dhe punët e tjera. Rindërtimi është pjesë e kësaj, nuk do të cënojmë buxhetin. Nuk do të prekim ‘palcën e shtyllës kurrizore’ të të gjithë skeletit të buxhetit. Siç mund të na jetë sugjeruar si zgjidhje magjike.”
Rama shtoi më tej se “s’mund t’i themi njerëzve që, ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nënave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim.”
Disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike paraqiti tre pika për të dalë nga kriza, ku në njërën prej tyre i kërkonte qeverisë të anulonte 150 milionë euro konçesione.