Kryeministri Edi Rama ka takuar sot dejtuesit e bankave në vend. Ai njofton në Facebook se në takim u diskutua për kredinë e garantuar nga qeveria, që bizneset mund të marrin për pagimin e rrogave të punonjësve.
Qeveria ka vendosur të japë garanci shtetërore, në vlerën rreth $100 milionë, për huatë që bizneset mund të marrin në banka për të paguar rrogat dhe pëballuar nevoja të tjera.
Duhet qartësuar se kjo linjë garancie nuk është fond parash, por një premtim nga qeveria ndaj bankave se nëse një biznes që përfiton kredi nën këtë mekanizëm nuk do ta shlyejë dot atë, do të jetë qeveria që do ta paguajë bankën