Kryeministri Edi Rama mendon se Kosova dhe Shqipëria kanë ‘humbur terren’ në arenën ndërkombëtare për shkak të vendimit për mos të hequar taksën 100% ndaj mallrave serbe.
“Taksa 100% ishte e duhur në kohën e duhur për të vendosur alarmin. Për të vendosur “me dhunë” në axhendë problemin e mos respektimit nga Serbia të një sërë dakordësishë të vendosura. Por taksa duhej hequr per të vijuar diskutimin dhe në rast se dakordësitë nuk do të zbatohshin përsëri, taksa mund të kthehej përsëri.” – tha Rama në Rubikon në Klan Kosova.