Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetjen e Shqipërisë për Hashim Thaçin, pas konfirmimit të akt aktuzave ndaj tij.
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare”, shkroi Rama në Twitter.
Rama e quajti gjykimin e Thaçit, “procesi absurd do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”.