Rama thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovën

Nga Exit News
Rama thirrje BE-së të liberalizojë vizat me Kosovën

Kryeministri Edi Rama i kërkoi Bashkimit Europian të liberalizojë vizat me Kosovën pasi ajo i ka përmbushur kriteret.

Në një konferencë me gazetarët Rama pohoi se Kosova nuk duhet të barrikadohet.

“Kosova nuk duhet të barrikadohet.  E mbani mend shumë mirë se Kosovës iu kërkua që të plotësonte kushtet për liberalizmin e vizave. Kur u plotësuan kushtet, duhet të bëhej demarkacioni me Malin e Zi. U zgjidh kjo dhe vizat nuk u liberalizuan.”

Rama theksoi se Kosova nuk nuk duhet ta ndalë dialogun duke theksuar se ka një kontrast të qartë të vendimeve të Hagës për Serbinë dhe për Kosovën.

“Kosova nuk duhet të ndalë dialogun dhe nuk duhet të nënvleftësojë ndikimet e këtij brutaliteti. Ka më pak se 10 vendime nga Haga për autoritetet serbe për depërtim të 1 mln njerëzve me dhunë. Pa llogaritur 20 mijë rastesh përdhunimesh dhe pastaj dhe të gjithë të vrarët e të zhdukurit. Ndërkohë le të numërojmë sa janë personat që janë të proceduar në këto shkallë gjyqesh, nga ana e UÇK. Si ndërtohet ky raport. Sa janë në Serbi ata që janë gjykuar për krime të luftës. Serbia si ka raportet e luftës vetëm me Kosovën. Bëhen 20 vetë”.

2 komente

  1. xhimi 30 Qershor, 2020 në 4:43 pm

    Or legen boj thirrje nji her per ne te hapi rruget se na ka barazu me ruanden.

  2. bujari 5 Korrik, 2020 në 2:16 pm

    pse për ne qfar thua fjal idioteske jan kto mos i ndaj shqiptarët nga kosova ata jan ne ne jemi ata dhe rama e përfaqëson dhe populli shqiptar nga të gjitha trevat i pacipt

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme