Rama: Tom Doshi është engjëll para Berishës, Kryemadhit dhe Metës

Nga Exit News
Rama: Tom Doshi është engjëll para Berishës, Kryemadhit dhe Metës

Kryeministri Edi Rama tha të enjten në Opinion se “Tom Doshi është engjëll para Berishës, Metës dhe Monikës”.

Ai e bëri këtë deklaratë duke komentuar reagimet e ambasadores amerikane  Yuri Kim për kandidimin e Tom Doshit.

“Sa i përket Doshit s’kam asnjë qëndrim ndryshe nga ambasadorja Yuri Kim”, tha Rama.

“Unë e kuptoj se pse SHBA s’mban dot të njëjtin qëndrim për Berishën dhe Metën”, shtoi kryeministri.

Ambasadorja Yuri Kim i ka bërë thirrje të martën Partisë Socialiste dhe partive të tjera që nuk kanë reaguar kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje.

Më herët të martën në një intervistë për ABC ajo përgëzoi PD për denoncimin që i ka bërë kandidimit të Tom Doshit. Ambasadorja tha se pret të njëjtën gjë edhe nga PS.

I pyetur në lidhje me këtë Rama tha:

“PD kërkon me zë të lartë që Tom Doshi të hiqet nga gara, ndërsa unë kam probleme të tjera përpara nga Berisha Kryemadhi e Meta, nga ajo shportë karavidhesh që quhen opozita e bashkuar. Ndërsa për qëndrimin e Tom Doshit nuk kam asnjë qëndrim ndryshe nga ai i ambasadores”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>