Rama tregon si u organizua misioni i mjekëve në Itali

Nga Exit News
Rama tregon si u organizua misioni i mjekëve në Itali

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane La Stampa foli për dërgimin e 10 mjekëve dhe 20 infermierëve shqiptarë në ndihmë të mjekëve të Italisë. Ai tha se:

“Ne jetojmë me Italinë çdo ditë, gjithmonë, dhe kur e kuptuam që kishte nevojë për mjekë, thashë: “Le të bëjmë diçka, nuk do të jetë shumë, por sidoqoftë është një ndihmë..”. Mora në telefon Ministrin Luigi Di Maio dhe sëbashku e organizuam operacionin, duke u koordinuar edhe me autoritetet e shëndetësisë. Mjekët dhe infermierët tanë iu përgjigjën menjëherë thirrjes”.

Kryeministri komentoi edhe strategjinë e izolimit të përdorur nga disa vende të botës. Ai tha se ne nuk mund të rrimë të mbyllur në shtëpi për të gjithë vitin, por çdo vendim duhet të jetë i koordinuar me vendet e tjera:

“Mendoj se duhet të reagojmë në pjesën ekonomike. Nuk mund të mbyllemi deri në vetëvrasje, përsëri, nuk fitohet ndeshja vetëm duke lozur në mbrojtje. Por reagimi duhet të jetë njësoj për të gjithë, i koordinuar, sepse të veprosh i vetëm nuk funksionon”.

Rama, në fund uroi që koronavirusi të mund t’i shërbej “BE-së për të gjetur harmoninë e brendshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>