Rama viziton të hënën Kosovën

Nga Exit News
Rama viziton të hënën Kosovën

Kryeministri Edi Rama, do të vizitojë të hënën Kosovën. Lajmu u raportua nga platforma mediatike KOHA, e cila shkruan se Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të zhvillojnë një vizitë 1-ditore në Prishtinë.

Vizita e Ramës vjen pas konflikteve verbale me kryeministrin e Kosovës përsa i përket projektit Open Balkans, ku akuzoi Kurtin se po sheh nga e shkuara në raportet me Serbinë.

Por, së fundmi Rama duket se po kërkon të zbusë raportet me Prishtinën, ndonëse përsa i përket përplasjes me Serbinë për masat e reciprocitetit të targave, bëri thirrje që të punohej në kuadër të negociatave dhe të shmangej ngrirja e konfliktit.

Ndërkohë, Kurti, ndonëse nuk i ka kursyer kritikat për mbështetjen e Tiranës ndaj Beogradit, ka kërkuar bashkëpunim të ngushtë mes vendeve.

Rama po merr pjesë në punimet e Kombeve të Bashkuara në New York, ku të shtunën u kërkoi vendeve anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të njihnin Kosovën, të cilët e cilësoi si faktor paqje dhe stabiliteti.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme