
Kryeministri Edi Rama përgëzoi Presidentin Meta për bashkëpunimin gjatë kësaj kohe të krizës së koronavirusit.
“Kjo është një situatë tjetër dhe pozicioni i Presidentit nuk lë gjë për të dëshiruar përkundrazi ka qënë një pozicion në konform me roli që sipas meje dhe nesh i takon Presidentit të luaj me një përmasë përgjegjëshmërie dhe njerzillëku që është për tu respektuar. Presidenti i Republikës meriton respekt për atë që ka bërë deri më tani”, tha Kryeministri Rama në një intervistë për News24.