Raportuesja në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar gjetjet e raportit mbi Shqipërinë, në një seancë të jashtëzakonshme të Komitetit mbi Punët e Jashtme në BE.
Santos ka theksuar shqetësimet e paraqitura në raport, si ai i lidhur me shoqërinë civile dhe pjesmarrjen e saj në proceset politike.
Raportuesja në BE gjatë prezantimit të saj tha se të gjitha kërkesat e Komisionit Europian drejtuar Shqipërisë duhet të plotësohen.
Raporti i Isabele Santos është ende draft i papërfunduar. Amendamente per ndryshimin e tij do të pranohen deri në datë 16 Dhjetor.