Rasti i Sevdarit, Strasburgu vë në dyshim legjitimitetin e KPA-së

Nga Stafi i Exit
Rasti i Sevdarit, Strasburgu vë në dyshim legjitimitetin e KPA-së

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pyeti qeverinë nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit është krijuar sipas ligjit, nëse anëtarët e saj janë zgjedhur sipas ligjit dhe nëse kërkesa e ish-prokurores Sevdari kundër dy anëtarëve të KPA-së është shqyrtuar nga intitucionet kompetente.

Më 28 shkurt 2019, KPA vendosi ta shkarkojë Sevdarin, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili e kishte konfirmuar atë në detyrë. Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo, Luan Daci, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Ina Rama.

Në fund të majit, Sevdari i dërgoi dy ankesa zyrtare Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në lidhje me anëtarët e KPA-së Hajdari dhe Daci, të cilët Sevdari pretendon se janë emëruar si anëtarë të KPA-së në shkelje të ligjit. Por këto ankesa u injoruan nga ONM me argumentin se nuk ka bazë ligjore.

Më pas Zonja Sevdari paditi në Strasburg shtetin shqiptar me argumentin se KPA i ka cenuar të drejtën për të pasur një proces të rregullt ligjor.

Për këtë çështje, Strasburgu kërkon nga qeveria shqiptare përgjigje për këto pyetje:

1. A aplikohet neni 6 pika 1 e Konventës Europiane e të Drejtave të Njeriut, që garanton proces të rregullt ligjor për çdokënd, në rastin e Sevdarit?

2. A i ka shteruar zonja Sevdari të gjitha mjetet juridike të brendshme? Veçanërisht

a)A ka pasur Sevdari mundësi të kundërshtojë përbërjen e trupës së KPA-së?

b)A është shqyrtuar kërkesa e zonjës Sevdari më 23 maj, për nisjen e hetimit disiplinor dhe shkarkimin e dy anëtarëve të KPA nga institucionet përkatëse? Nëse po, cili ka qënë rezultati?
c)A kishte mundësi zonja Sevdari të kundërshtonte parashikimin ligjor të ndalimit përjetë të ushtrimit të profesionit të avokatit? Nëse po, a ka bërë ajo një kërkesë të tillë?

3. A është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, në kuptim të nenit 6 të KEDNJ?

4. A është krijuar KPA sipas ligjit ? A janë zgjedhur anëtarët e saj në përputhje me ligjin?

5. A ka patur zonja Sevdari mundësinë të dëgjohet sipas nenit 6 të KEDNJ? Veçanërisht:

a) A ka patur zonja Sevdari kohën dhe mjetet e duhura që të përgatiste mbrojtjen e saj të shkruar dhe në mënyrë gojore para KPA?

b) A ka kufizime ligji i vetingut për shkeljet e pretenduara nga KPA, konkretisht mospafgimin e taksave nga bashkëshorti i zonjës Sevdari? Në këtë linjë, a i ka kaluar zonjës Sevdari barra e provës në mënyrë të paarsyeshme?

c) Ka një përkufizim të qartë në ligj për termat “burime të pamjaftueshme financiare” dhe “cenim i besimit të publikut në drejtësi“?

d) Cila ishte baza ku u mbështet KPA për të dalë në përfundimin se zonja Sevdari ka “cenuar besimin e publikut”?

6. A ka cenuar vendimi i shkarkimit , nenin 8 për jetë private dhe familjare të KEDNJ? Nëse po a është bërë cenimi në përputhje me KEDNJ? Veçanërisht.

a) A ishte vendimi për shkarkim proporcional ?

b) A e ndalon Ligji “Për Avokatinë”, zonjën Sevdari të ushtrojë profesionin e avokatit? Nëse po për sa kohë?

7. A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 13 të KEDNJ?

8. A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 8 të KEDNJ?

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>