Kuvendi i ka përcjellë presidentit Bujar Nishani listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
KED, institucion i ri i formuar nga ndryshimet kushtetuese, bën verifikimin, vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe për lnspektor të Lartë të Drejtësisë (dy institucionet përshkruhen më poshtë).
KED përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit përkatës.
Përzgjedhja e anëtarëve bëhet si më poshtë:
- KED ka këtë përbërje: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative.
- Presidenti do të organizojë më 27 janar të viti 2017 shortin për zgjedhjen e anëtarëve të parë të KED-së. Ky short do të organizohet çdo vit mes gjithë gjyqtarëve të trupave të mësipërme.
- Anëtarët e përzgjedhur do të ushtrojnë detyrën e tyre deri më 31 dhjetor 2017. Ato mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.