
Më 11 maj nisi puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Njoftimin e bëri Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj, në një postim në Facebook.
Zoti Cakaj informoi se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në ambasadat tona në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.
“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!” – përfundoi Zoti Cakaj reagimin e tij.