
Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore publikoi të hënën disa pamje nga klipi i këngës së re të saj. Ajo shfaqet në klip e veshur me veshje tradicionale shqiptare. “Edhe katër ditë kanë mbetur. Porosit paraprakisht tani #BANG”, ka shkruar ajo në Instagram.
Rita Ora gjithmonë e ka treguar me krenari prejardhjen e saj. Ajo ka ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë gjatë dy ngjarjeve të rënda si termeti i 26 nentorit dhe pandemia. Ora ndërtoi një shtëpi të re për një familje në Tiranë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Ndërsa gjatë pandemisë së Covid-19, ajo i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të mbajnë maska kur dalin nga banesat, të ruajnë distancimin social dhe higjenën personale.