Presidenti Ilir Meta takoi sot Minsitren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas rritjes së numrave të të infektuarve me Covid-19.
Ata theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirës dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.
Ministrja Manastirliu e informoi Presidentin Meta për strategjinë e zbatuar nga ministria në bazë të propozimeve të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Të martën, Ministria raportoi 74 të infektuar të rinj dhe 2 viktima.P