Përditësimi, 29 gusht: 2 viktima dhe 768 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë të dielën bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 768 raste të reja infektimesh. Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 9230 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 96 të shtruar te Spitali

SHBA sulmon me raketë një godinë në Kabul

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm ushtarak të dielën në Kabul, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters. Sulmi kishte në shënjestër militantët e dyshuar të ISIS-K. Associated Press ka raportuar se një raketë ka goditur një godinë ku ka mbetur i vrarë një fëmijë. Ngjarja vjen teksa forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në

Kosova shënon 36 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit që prej marsit të 2020. Autoritetet shëndetësore raportuan të dielën për 36 viktima dhe 1630 raste të reja të infektuarish nga 11 017 teste. Aktualisht në Kosovë ka 26 575 të infektuar me koronavirus, mbi 1 mijë janë shtruar

Bolsonaro: Do më arrestojnë, vrasin ose do rizgjidhem president

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se sheh tre alternativa për të ardhmen e tij: burg, vdekje ose fitore në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Sipas sondazheve Bolsonaro është prapra kundërshtarit të tij, ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, raporton BBC. “Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose

Evakuimet në Kabul hyjnë në fazën përfundimtare

Operacionet e evakuimit në Kabul hyjnë në fazën përfundimtare Forcat amerikane në aeroportin e Kabulit janë në fazën përfundimtare të evakuimeve, duke i dhënë fund 20 viteve të pranisë së ushtrisë së SHBA në Afganistan. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë evakuar rreth 113 500 njerëz nga Afganistani në dy javët e fundit. Një zyrtar

Një uragan shkatërrimtar i afrohet brigjeve të SHBA, mijëra njerëz evakuohen

Dhjetëra mijëra njerëz po largohen nga shteti amerikan i Luizianës teksa uragani Ida afrohet nga Gjiri i Meksikës. Ida është një uragan i kategorisë katër me erëra deri në 210 km/orë. Uragani pritet që të arrijë në tokë të dielën në mbrëmje, duke sjellë një stuhi “kërcënuese për jetën”, raporton BBC. Ai mund të jetë

Policia bastis një garazh ku përpunohej kokainë, arrestohet një person në Sarandë

Policia arrestoi një person në Sarandë dhe shpalli në kërkim një tjetër për trafik kokaine dhe zbuloi një garazh ku ata përpunonin lëndën narkotike para se ta shisnin. Gjatë operacionit u sekuestruan 1.2 kg kokainë, armë zjarri dhe paratë e përfituara nga shitja e kokainës. Policia sekustroi gjithashtu 3 automjete dhe 3 motorë që përdoreshin

Mbërrijnë edhe 182 qytetarë afganë në Shqipëri

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 182 shtetas afganë të cilët do të strehohen në vend pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin. Ministria e Jashtme njofton se në orët e para të mëngjesit të së dielës mbërritën dy avionë. I pari me 154 refugjatë 108 prej të cilëve u vendosën në konviktet në Qytet Studenti dhe

193949596973 251