Policia e Shtetit njoftoi se në 12 orët e fundit u arrestuan 10 persona për krime të ndryshme. Sipas njoftime të publikuara në faqen zyrtare të Policisë në Facebook:
Policia e Vlorës arrestoi M. N., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë punonjës pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Himarë për lejim të ndërtimeve pa leje në Himarë.
Policia e Sarandës arrestoi R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë, u arrestua për dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Policia e Fierit arrestoi Ylli Shurdha dhe Mikel Shurdha për kultivim kanabisi. Si dhe u sekuestroi 2.3 kg kanabis.
Policia e Durrësit: Gjobiti me 1 milionë lekë pronarin e një lokali në Durrës për kalim të orës policore. Si dhe arrestoi shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, për dhunë ndaj shtetasit A.(J). H., 39 vjeç.
Policia e Krujës arrestoi shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.
Policia e Mirditës arrestoi administratorin e një kompanie interneti pasi një punonjës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Policia e Shijakut arrestoi Astrit Keçin dhe shpalli në kërkim Xhulio Keçin dhe Kleart Keçin, të afërm të Astrit Keçit, për dhunë ndaj Denis Gjecit.
Po ashtu u arrestua edhe Fabian Calliku dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Amadeo Calliku, pasi kundërshtuan policët gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur.