Serbët protestojnë kundër Vuçiç

Serbët protestojnë kundër Vuçiç

Mijëra qytetarët, kryesisht të rinj dhe studentë po protestojnë në Beograd, Serbi, kundër zgjedhjes së Vuçiç president të vendit. Protestat kanë filluar që më 2 prill, ditën e zgjedhjeve, dhe nuk do të ndalojne deri në doreheqjen e Vuçiç. Protestuesit thonë se procesi zgjedhor nuk ishte demokratik — media u censurua, votuesit u frikësuan dhe vota u ble.

Protestat filluan në Beograd dhe më pas u shpërndanë edhe në qytete të tjera. Ato janë organizuar në mënyrë spontane në Facebook. Qyetarët shprehet se protesta kundër Vuçiç është protestë kundër “propagandes” dhe “diktaturës” .

Ndërsa, Vuçiç deri më tani është shprehur se çdokush ka të drejtën të protestojë, për aq kohë sa protesta është paqësore.

Vuçiç u paraqit përpara serbëve si një kryeministër reformator, i cili do të drejtonte vendin drejt Evropës. Por, tani, lëvizja e Vuçiç nga kryeministër në president— një post më shumë ceremonial — ngjan shumë me veprimet e Erdoganit.

Ai njësoj si Erdogan do të vendosi një kryeministër kukull dhe me siguri do të ndryshojë kushtetutën për të forcuar edhe formalisht pushtetin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>