Serbia është vendi i dytë në Europë për shpërndarjen më të shpejtë të vaksinave anti-Covid tek qytetarët.
Sipas të dhënave publikuar nga Our World in Data, Serbia është e dyta në Evropë, pas Mbretërisë së Bashkuar, për sa i përket numrit të qytetarëve të vaksinuar për milion banorë.
Mbretëria e Bashkuar, e cila ka nisur më herët se Serbia vaksinimin, ka vaksinuar 11,67 përqind të popullisisë me të paktën një dozë.
Pas Serbisë renditet Malta, Islanda, Danimarka, Rumania, Sllovenia dhe Spanja.
Deri më 27 janar mbi 375 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë vaksine, ose sa 5,32 për qind e popullsisë së Serbisë.
Serbia ka nisur vaksinimin me disa vaksina: atë të prodhuar nga Pfizeri dhe BioNtech, vaksinën ruse Sputnik V dhe vaksinën kineze prodhuar nga Sinopharm.
Ajo nisi përdorimin e vaksinës kineze në 20 janar, duke u bërë vendin e parë ne Evropë që e përdor atë.
Deri më tani Serbia nuk ka marrë asnjë vaksinë si pjesë e aleancës Covax.