Serbia merr 500 000 doza të vaksinës kineze

Nga Exit News
Serbia merr 500 000 doza të vaksinës kineze

Serbia ka marrë 500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, të premten në darkë.

Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një video nga aeroporti Nikola Tesla gjatë pritjes së vaksinave.

“Të dashur qytetarë, unë erdha sonte në aeroportin Nikola Tesla, përveç protokollit, dhe pas meje është aeroplani që solli 500,000 doza të vaksinës kineze Sinofarm,” u shpreh Vuçiç, në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.

Rreth një në 5 persona në Serbi kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid19, dhe 500 mijë qytetarë nga 7 milionë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, sipas të dhënave zyrtare të Serbisë.

Serbia është vendi i dytë në botë për normën e popullsisë së vaksinuar, pas Britanisë. Sinopharmin kinez dhe vaksinen ruse Sputnik V.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>