Në orët e para të mëngjesit, në Elbasan, në lokalin e ish-futbollistit Mateo Toçi ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale, pasi në lokal nuk ka pasur asnjë njeri.
Policia po heton për shkaqet e mundshme të vënies së eksplozivit.
Muajt e fundit, Elbasani është kthyer në një zonë problematike për sa i përket përplasjeve mes bandave.
Vetëm në 29-30 korrik, brenda 12 orësh ndodhën dy vrajse:
Rreth orës 22:00 të 29 korrikut, në Elbasan u vra me thikë 23-vjeçari Regis Runaj. Ai njihej si shoku i Emiljano Ramazanit dhe dyshohej se mund të kishte lidhje me vrasjen e tij.
Më pas në mëngjesin e 30 korrikut, sërish në Elbasan humbi jetën Florian Lamçe, 40 vjeç. Ai u vra duke u goditur me sende të forta. Dyshohet se Lamçe bashkë me Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin janë konfliktuar me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.