SHBA dhe BE përshëndesin zgjedhjen e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
SHBA dhe BE përshëndesin zgjedhjen e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE Luigi Soreca përshëndetën të enjten zgjedhjen e anëtarit të pestë Altin Binaj të Gjykatës Kushtetuese.

Kim shkruajti në llogarinë e saj në Twitter se KED duhet të dërgoje listën tek presidenti sa më shpejt.

“Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, tha Kim.

Sipas saj një Gjykatë Kushtetuese funksionale do të thotë një hap para drejt integrimit në BE.

Edhe ambasadori Luigi Soreca ka përshëndetur votimin e e Altin Binajt.

Ai u shpreh se ky është një hap drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, po ashtu reagoi pas miratimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Ai u shpreh se me zgjedhjen e Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm.

Exit News ka ngritur dyshime për ligjshmërinë e procedurës dhe votimit në Parlament të një kandidati të vetëm, në kundërshtim me kërkesën ligjore për tre kandidatë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>