Qeveria amerikan dhuroi 3 500 teste Covd-19 për Institutin e Shërbimit Publik. Testet u dorëzuan nga Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.
“Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, shkroi Ambasada Amerikane në Twitter.
ShBA ka miratuar një paketë prej $1.9 milionë ndihmë të miratuar nga qeveria amerikane në prill 2020 për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.
Më 27 mars qeveria amerikane i dhuroi Shqipërisë $700 mijë për përmirësimin e laboratorëve, sistemin e gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.
Ndërsa, më 16 prill miratoi një fond shtesë prej 1.2 milionë, për të njëjtin qëllim.