SHBA-ja dhe Ukrahina zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Nga Exit News
SHBA-ja dhe Ukrahina zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina filluan të hënën një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Një raportim i Reuters citon një zëdhënës të ministrisë ukrainase të Mbrojtjes se në stërvitjen se “TRIDENT I RAPID – 2021”, që do të zgjasë deri më 1 tetor, po marrin pjesë 4 mijë trupa ukrainase dhe 2 mijë të huaja.

Stërvitja e radhës vjen pas stërvitjeve në shkallë të gjerë mes Rusisë dhe Bjellorusisë fqinje, ku ato angazhuan rreth 200 mijë trupa, duke alarmuar vendet e NATO-s.

Ukraina, e cila prej 2014 gjendet në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia, kërkon një integrim më të ngushtë me ushtritë perëndimore, me shpresën që një ditë t’i bashkohet NATO-s.

Në fakt, presidenti ukrahinas, Zelensky ka kërkuar një përgjigje të prerë nga Perëndimi nëse kjo do të ndodh një ditë, por këto të fundit janë të përqëndruara aktualisht në reformat që vendi duhet të ndërrmarr.
Ushtria amerikane pohoi në një deklaratë se stërvitja përfshinte një ekip luftarak të brigadave të Gardës Kombëtare të Uashingtonit, të vendosur në Ukrainë që nga prilli, si pjesë e një force shumëkombëshe.

Trupa nga 12 vende gjithsej do të përfshiheshin, “për të rritur ndërveprimin mes vendeve aleate” dhe për të demonstruar gatishmërinë në rast agresioni.

Në të njëjtën kohë, po të hënën, Rusia angazhoi rreth 20 anije luftarake në një stërvitje në shkallë të gjerë me zjarr të drejtpërdrejtë në Detin e Zi.

Përballja mes Rusisë dhe Perëndimit filloi në prill, kur e para zbarkoi ushtrinë e saj në kufirin e Ukrahinës Lindore. SHBA-ja vendosi sanksione shtesë ndaj Kremlinit dhe së bashku me aleatët e NATO-s bënë thirrje për tërheqje. Më 23 prill, Rusia u tërhoq me pretekstin se stërvitja kishte përfunduar.

Në qershor, Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë mbajtën një stërvitje detare, Sea Breeze, në Detin e Zi dhe Ukrainën jugore, pavarësisht kërcënimeve ruse për anulimin e stërvitjeve.
Ndërkohë që një muaj më vonë Ukraina, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Lituania mbajtën një stërvitje tjetër që përfshiu mbi 1 200 trupa.

Pas tërheqjes katastrofike nga Afganistani, Rusia vuri në dyshim aftësinë e SHBA-ve për t’iu përmbajtur angazhimeve të marra në Ukrahinë apo tjetërkund.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>