Për herë të parë Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve ka rekomanduar “përdorimin universal të maskave” në çdo vend jashtë shtëpive, përfshi edhe ambientet e mbyllura.
Rekomandimi u bë të premten si pjesë e masave shtesë për të ngadalësuar përhapjen e virusit, ndërsa SHBA përgatiten për atë që mund të jetë periudha më e errët e pandemisë, raporton Uashington Post.
Kjo është hera e parë që angjensia këshillon përdorimin e maskave edhe në ambiente të mbyllura. Në raportin e kësaj jave, CDC paralajmëron se SHBA kanë hyrë “në një fazë të transmetimit të virusit në nivel të lartë”.
Ndërsa moti i ftohtë dhe sezoni i festave do t’i shtyjë amerikanët të qëndrojnë në ambiente të brendshme. Për këtë arsye agjensia ka pohuar se “përdorimi i vazhdueshëm dhe i rregulltë i maskave” është kritik për zbutjen e virusit.
Dy ditë më parë presidenti i zgjedhur Joe Biden pohoi për CNN se ai do t’i propozojë amerikanëve mbajtjen e maskave për 100 ditë pas ditës së inaugurimit të tij më 20 janar.