SHBA-të i japin $1,9 milionë Shqipërisë kundër koronavirusit

Nga Exit News
SHBA-të i japin $1,9 milionë Shqipërisë kundër koronavirusit

Qeveria amerikane ka akorduar $1.9 milionë ndihmë për Shqipërinë për përmirësimin e laboratorëve, e sistemit të gjurmimit të rasteve, për mbështetjen e ekspertëve teknikë, dhe fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.

Më 27 mars qeveria amerikane i dhuroi Shqipërisë $700 mijë për përmirësimin e laboratorëve, sistemin e gjurmimit të rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë, fuqizimin e komunikimit mbi rreziqet e koronavirusit.

Ndërsa, më 16 prill miratoi një fond shtesë prej 1.2 milionë, për të njëjtin qëllim.

Përveç ndihmave në para, më 9 prill, SHBA-të i dhuruan vendit tonë materiale mbrojtëse ndaj infeksioneve për punonjësit e shëndetësisë si pjesë e programit për Asistencë Humanitare të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 20 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Shqipëri mbi 51.8 milionë dollarë në fushën e shëndetësisë, dhe mbi 693 milionë dollarë në ndihmë totale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>