SHBA-të investojnë $10 miliardë në Ballkan

Nga Exit News
SHBA-të investojnë $10 miliardë në Ballkan

SHBA-të do të investojnë 10 miliardë dollarë në Ballkan, shkruan gazeta Serbian Telegraph.

Për përgatitjen e investimeve të reja amerikane, presidenti Trump ka dërguar në Serbi, presidenten e Koorporatës Federale të Sigurimit të Depozitave të SHBA-ve, Jelena McWilliams.

Ajo ka vizituar për disa ditë Serbinë, dhe ajo ka një avantazh që kupton gjuhën serbe dhe problemet e qytetarëve serb.

Sipas ekspertëve ajo ka avantazhin e të qënit vetë serbe, njeh gjuhën dhe problemet e serbëve, dhe më e rëndësishmja ka besimin e plotë të Trump, si drejtuese e një prej institucioneve më të rëndësishme financiare në SHBA.

Përvec McWilliams, presidenti Trump ka emëruar amerikanin John Jovanovic për të forcuar marrëdhëniet me Serbinë. Jovanovic aktualisht është në pozicion drejtues në grupin energjitik Mercuria, me 104 miliardë të ardhura në vit.

Qëllimi i paketës ekonomike dhe politike të SHBA-ve është të mbyllë të gjitha çështjet e hapura në Ballkan përfshirë ndarjen e Kosovës, dhe zgjidhjen e problemeve me Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>