SHBA, tre ditë rradhazi mbi 50,000 raste të reja me Covid19. Trump shpall “fitore të jashtëzakonshme”

SHBA, tre ditë rradhazi mbi 50,000 raste të reja me Covid19. Trump shpall “fitore të jashtëzakonshme”

Presidenti Trump shpall “fitore të jashtëzakonshme” dhe akuzon Kinën për koronavirusin vetëm një ditë pasi SHBA-ja raportoi më shumë se 50,000 raste të reja me koronavirus, për të tretën ditë rradhazi.

“Ne ishim më mirë se çdo vend tjetër në histori…më pas goditemi nga kjo murtajë e tmerrshme nga Kina dhe tani vendi ynë po kthehet. Ne po shkojmë drejt një fitoreje fantastike.”, tha Trump në festimet për pavarësinë e Amerikës.

Ndërkohë të premten janë regjistruar 51,842 raste të reja me koronavirus. Vetëm në Florida, një nga vendet më të goditura, janë regjistruar 11,458 raste, raporton The Guardian.

“Ne kemi testuar thuajse 40 milionë njerëz dhe tregojmë raste, 99% e të cilave janë të padëmshme.” – tha Trump.

Sipas hulumtuesve në Universitetin Johns Hopkins në Maryland, SHBA-ja ka arritur një total prej 2.8 milion qytetarësh të prekur nga Covid-19 dhe 130,000 viktimash.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>