Agron Shehaj ka kërkuar hetimin e përfshirjes së Kryeministrit Rama në skemën mashtruese të Sinan Idrizit. Kjo pasi prokuroria turke kërkoi dënim me burg për Sinanin për mashtrim financiar.
Shehaj e quan përfshirjen e Sinanit si aksioner në “Air Albania” një “fasadë për aksionerin e vërtetë, Edi Ramën. Për këtë i kërkon Prokurorisë të hetojë.
“Biznesmeni turk, që kallëzoi Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama. Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Prokuroria duhet të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?” – shkruan Shehaj në Facebook.