Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Agron Shehaj akuzoi qeverinë se po lë të falimenojnë qindra bizneseze që po vuajnë pasojat e pandemisë së Covid-19.
Në një mesazh në Facebook, Shehaj u shpreh se qeveria duhet të ketë prioritet kombëtar hartimin e një pakete për ndërhyrjen dhe financimin e bizneseve, pasi ‘bizneset po falimentojnë çdo cast’.
Shehaj paralajmëroi se nëse rënia ekonomike dhe falimentimi i bizneseve nuk ndalet, ‘pasojat për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve do të jenë dramatike e do të ndihen për shumë vite’.