Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka dënuar intimidimin dhe pasigurinë që forcat policore kanë ushtruar mbi gazetarët dhe punonjësit e televizionit OraNews, për shkak të hetimit të pronarit të televizionit.
Në një postim në Facebook, shoqata shkruan se ‘hetimi nga SPAK i pronarit të këtyre medieve, nuk duhet të ndikojë në sigurinë në punë të gazetarëve dhe në politikën editoriale të këtyre medieve.’
Shoqata i bëri thirrje qeverisë dhe institucioneve ligjzbatuese që të të garantojnë të drejtat e gazetarëve, vazhdimësinë e punës së tyre dhe mosndërhyrje në politikën editoriale.
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë është një prej organizatave më aktive në vend për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve.
Ajo është një prej organizatave që kundërshtojnë dhe paketën e ligjeve anti-shpifje të qeverisë Rama, që siç Exit Neës ka shpjeguar këtu, ka për synim pengojë më tej lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri.