Shoqatat në mbrojtje të mjedisit kërkojnë që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”

Nga Exit News
Shoqatat në mbrojtje të mjedisit kërkojnë që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”

Shoqatat në mbrojte të mjedisit, ekspertë mjedisorë, si dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit kanë ngritur shqetësimin ditët e fundit për Vjosën. Ata kërkojnë që Vjosa të shpallet Park Kombëtar.

Ambientalistë në mbrojtje të Vjosës janë duke kërkuar që të nisin një fushatë sensibilizuese.

Përmes një letre dërguar Parlamentit Europian shoqatat në mbrojtje të mjedisit në Shqipëri kërkojnë ndihmë nga PE.

Në ditën botërore të Ujit, më 22 Mars, disa organizata për ruajtjen e natyrës, i dorëzuan një seri fotografish Parlamentit Europian, për të kujtuar se çfarë monumentesh kulturore përmban Lumi i Vjosës.

EuroNatur organizata gjermane mjedisore tha se ishin planifikuar 38 diga për t’u ndërtuar në Vjosë.

Kontratat janë nënshkruar tashmë për dy prej tyre,Kalivaç dhe Poçem, por asnjëra prej tyre nuk është ndërtuar pasi ka një proces gjyqësor.

Më herët dhjetë fitues të çmimitRight Livehood Aëard” iu drejtuar me letër të hapur Bashkimit Europian për tëkërkuar shpalljen e Vjosës Park Kombëetar.

Po ashtu edhe presidenti Ilir Meta ka bërë të njejten thirrje.

Kryetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti i bëri apel qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosa dhe ta shpallë Park Kombëtar.

Në mbrojtje të lumit Vjosa ka dalë dhe aktori Leonardo DiCaprio si dhe organizata vendase e të huaja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>