
Skuadrat kombëtare të futbollit të Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë një ndeshje miqësore më 11 nëntor. Vendi i takimit nukështë caktuar ende.
Njoftimin e dha Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), e cila sqaroi se marrëveshja ndërmjet dy federatave u arrit, dhe detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim.
Kombëtarja e Shqipërisë më 11 nentor do të luante ndeshje miqësore me Gjibraltarin, por ajo u anulua për shkak të masave kufizuese të Covid-19.
Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve, shkruan Koha.net.