Shqipëria do të marrë 145 mijë doza të vaksinës Pfizer dhuratë nga Bashkimi Evropian, gjatë 3 muajve në vijim. Lajmin e dha Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në një konferencë për shtyp, të martën.
Eurokomisioneri u shpreh se BE me ndihmën e qeverisë së Austrisë do të shpërndajnë 651 mijë doza të vaksinës Pfizer në Ballkanit Perënidmor. Këto vaksina janë të dedikuara për stafet mjekësore dhe grupet e prekshme. Shpërndarja e vaksinave do të ndahet në tre etapa, duke nisur nga maji e përfunduar në gusht. Ai deklaroi se:
“Ne do të dorëzojnë në një ose dy javët e ardhshme 651 mijë vaksina Pfizer, për stafin mjekësor. Në fillim të majit ne do të vaksinojmë mjekët në Ballkanin Perëndimore. Këto vaksina do t’i ndajmë me Austrinë, e cila na ka ndihmuar për arritjen e kësaj.
Furnizimi me vaksina do të shkojë për linjën e parë dhe do të financohet nga fondi i BE-së”.
Për vendet si Serbia, që janë shumë të avancuar në vaksinimin e popullit, “ne kemi biseduar se ku do të shkojnë dozat”, sqaroi eurokomisioneri.
Varheleyi u shpreh se BE ka ndihmuar Ballkanin Perëndimor, me 3, 3 miliardë euro për përballimin e pandemisë.