
Shqipëria po mendohet të përfshihet në pasaportën e gjelbër të Covid-19 për lëvizjen në BE gjatë pandemisë.
Lajmin e dha Ministrja austriake për Evropën Karoline Edtstadler, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, më 6 maj.
Në konferencën për shtyp me Ministren e jashtme Olta Xhaçka, ajo u shpreh se kjo pasaportë do të jetë e rëndësishme për turizmin.
Austria po ndihmon Bashkimin Evropian për shpërndarjen e vaksinave kundra KCovid-19 në rajon.