Shqipëria nis të hënën vaksinimin kundër Covid-19

Nga Exit News
Shqipëria nis të hënën vaksinimin kundër Covid-19

Shqipëria do të nis të hënën vaksinimin kundër Covid-19. Kështu njoftoi të dielën kryeministri Edi Rama.

Përmes një shënimi në Facebook ai shkroi:

“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19”.

Ende nuk dihen detajet e procesit të vaksinimit: kush do të jenë të parët që e përfitojnë apo protokolli që do të ndiqet.

Qeveria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

Kryeministri Edi Rama deklaroi më 1 Janar se 10750 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të vijnë në Shqipëri në javën e tretë të janarit.

30250 doza të tjera do vijnë në shkurt, tha Rama dhe të tjerat me radhë muaj pas muaj në bazë të planit të vaksinimit.

Ndërkohë pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama inspektoi stadiumin Air Albania së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Stadiumi do të shërbejë si qendra e parë e vaksinimit.

Rama ka deklaruar se është dakordësuar me kompaninë Pfizer që vaksinimi të nis në javën e tretë të janarit. Ai ka thënë se të parët do të vaksinohen mjekët.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>