Bashkimi Europian ka vendosur sërish të mos çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Nuk ishte e mundur të binim dakord për miratimin e korrnizës së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shpresojnë që kjo të arrihet nën presidencën e Sllovenisë.”, tha sekretarja e Portugalisë për Çështjet Europiane, Ana Paula Zacarias pas takimit të sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg.
Shkak për këtë vendim është bërë bllokimi që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut.
Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut ndërmarrjen e disa hapave që lidhen me çështje gjuhësore dhe historike mes tyre. Pretendimi i Sofies është se Maqedonia e Veriut po shkel Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë duke mos ndërmarrë këto hapa.
Bllokimi i Maqedonisë së Veriut ka penalizuar edhe Shqipërinë pasi vende e BE kërkojnë që dy vendet e Ballkanit Perëndimor të mos ndahen në procesin e integrimit.