Shqipëria ka arritur të vaksinojë 200 mijë qytetarë që nga fillimi i procesit të vaksinimit, njoftoi të hënën ministrja e shëndetësisë Ogerta Manasitrliu.
Të hënën u bën plot 9 ditë që kur Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit masiv.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 13 826 vaksinime, ku të dielën u kryen 7 386, referuar shifrave të MSH.
Që fillimi i fushatës së vaksinimit që ka nisur në datën 11 janar janë vaksinuar 206,708 qytetarë.
Shqipëria ka vaksinuar deri më tani mësues, të moshuarit, personeli shëndetësor. Ka nisur të vaksinojë gazetarët e terenit, policët dhe ka njoftuar se do të vaksinohen personat më të rrezikuar dhe ata mbi 60 vjeç.
Shqipëria po vaksinon me vaksinën kineze, me atë ruse Sputnik V, me Pfizer dhe AstraZeneca.
Qeveria i ka premtuar Kosovës se do të vaksinojë mësuesit, por të hënën njoftoi se do shtyhet procesi pasi ka mungesë vaksinash nga Pfizer dhe AstraZeneca. Kosova nuk pranon të vaksinojë me vaksinën kineze dhe ruse pasi nuk kanë autorizimin e EMA.