Mbledhja e Përgjthshme e Prokurorëve, për të zgjedhur anëtarët e rinj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), do të shtyhet. Shkak u bë situata për shkak të pandemisë së Covid-19.
Lajmin e bëri të ditur Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.
“Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, me synimin për të siguruar dhe mbrojtur shëndetin e prokurorëve, duke kufizuar dhe parandaluar transmetimin dhe përhapjen e COVID-19 ka vendosur shtyrjen deri në një njoftim të dytë të mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve, për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”
KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).