Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shtyjë seancën për gjyqtaren Regleta Panajoti. Shkak u bë mungesa e informacionit në lidhje datën dhe njoftimin e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e dorëheqjes së gjyqtares Panajoti.
Seanca e rradhës do të zhvillohet me 30 korrik.
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti u dorëhoq nga posti i gjyqtares me 25 qershor.
Kërkesa e saj u bë publike gjatë seancës në KPA, ku po shqyrtohej çështja e saj.
Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.
Në në një artikull të mëparshëm Exit theksoi se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.