Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e fshatit Gjegjan, Pukë, ditën e shtunë:
[Një qytetar flet nga salla, por nuk dëgjohet qartë]
– E kemi për t’ nda çertifikatat vllai im. Ashtu…
[Qytetari vazhdon të flasë]
– Jo, të lutem
[Duket se qytetari i kërkon ndjesë për të thënë diçka]
– Për çar?
[Qytetari nuk pushon]
– Miku im, t’ lutem
– Tashi ti m’the tre her m’ fal por s’po t’ fal dot. Sepse, e di pse? Sepse nuk..
– Tashi
– O vlla
– Edhe i her po t’them
[Duket se qytetari arrin të shprehë një ankesë]
– Tashi ju ka.. tashi ju ka mashtru Sali Berisha, do m’ kërkosh llogari mu, mu m’ kërko llogari për çar kam un’ n’ dor. Se t’ mashtroi Sali Berisha çar faji kam un’.
– Hajde
– Po a e kupton… po a kupton që jemi n’ televizor dhe ata që po na shofin n’ televizor s’po nigjojn asigjo sepse s’ke …. ulu pra tashi t’lutem se po na shef gjith’ Shqipnia po deshe, të lutem nashi, mos na… mos na pengo tani të vazhdojm’ punën, a të lutem…
– Fakti që unë e ti kemi musteqe nuk na bënë burra mëëëë.., burra më të fortë se këto që jan’ pa mustaqe, a t’keqen vllai, ashtu…
– Jo, ti t’i mbash e t’i zgjasësh, po t’lutem.
– Ato janë (qesh), e di, e di.
– Po të vazhdojnë punën tani.
– T’lutem
– T’lutem
– A rrofsh
– Rrofsh për mirkuptimin