Sindikata e Minatorëve mbledh 3500 firma për ‘Statusin e Minatorit’

Nga Exit News
Sindikata e Minatorëve mbledh 3500 firma për ‘Statusin e Minatorit’

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës (SMBB) ka mbledhur , 3 500 firma për “Statusin e Minatorit”, gjatë dy javëve të fundit.

Më 1 dhjetor, SMBB nisi një peticion për t’i kërkuar Kuvendit miratimin sa më parë të statusit të minatorit.

Përmes një postimi në mediat sociale, sindikata bëri me dije të hënën se mbledhja e firmave “do të shtrihet së shpejti edhe në qytete të tjerë të Shqipërisë”.

Deri më tani janë mbledhur firma në Dibër, Kukës, Klos dhe Peshkopi.

Ligji për statusin e minatorit është i domosdoshëm për minatorët dhe të gjithë ish-punonjësit e minierave, pasi parashikon trajtim të posaçëm financiar, përcaktim të saktë të viteve të punës dhe kontributeve për daljen e parakohshme në pension në krahasim me moshën e përcaktuar për profesionet e tjera përshkak të vështirësisë në punë, si dhe  trajtim për invalidët gjatë punës të kësaj kategorie.

Prej disa kohësh, minatorët kanë protestuar për fitimin e statusit të minatorit.

Në vitin 2018 ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se po punohej për të dhe se shumë shpejtë do të kishte nje draft përfundimtar.

Në vitin 2009 kryeministri Edi Rama, atëhere kreu i opozitës premtoi se do të miratonte statusin e minatorit kur të vinte në pushtet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>