Partia Socialiste ka riparuar brenda një dite zyrën e dëmtuar nga protestuesit në Shkodër ditën e shtunë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se “përpos vështirësive ekonomike të krijuara nga ngërçi i ekonomisë prej pandemisë, ndjesia e zjarrvënies në mes të qytetit e rëndëon psikozën individuale dhe kolektive”.
Numri dy i Partisë Socialiste taulant Balla akuzoi të shtunën Bashën, Metën dhe Kryemadhin për dhunën e ushtruar ndaj selisë së PS.
Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka kallëzuar penalisht Policinë e Shtetit, pasi sipas saj ata nuk kanë reaguar ndaj dhunës edhe pasi ajo i ka telefonuar.
Ndërkohë Policia e Shkodrës ka kallëzuar penalisht 48 persona, mes tyre edhe kryebashkiaken Ademi.